Kalaja: Ka parregullsi në një tender të komunës së Gjakovës - Bota Sot
Kalaja: Ka parregullsi në një tender të komunës së Gjakovës

Gjakova

E premte, 16 nëntor 2018

Kalaja: Ka parregullsi në një tender të komunës së Gjakovës

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:14
Pamje nga takimi

Shpenzimi i parasë publike është një prej formave dhe mundësive korruptive. Për këtë Free Libre Open Source Software Kosovo(FLOSSK) dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion KUND nëpërmjet sesionit informues rreth Platformës AntiCorr kanë publikuar disa të gjetura për keqpërdorime dhe parregullsi në procedurat e prokurimit.

Fidan Kalaja nga Qendra Kosovare Kundër Korrupsion(KUND), ka thënë se në Prokurimin Publik ka hapa pozitivë krahasuar me vitet e kaluara, mirëpo ka gjithmonë nevojë për përmirësim në këtë sektor.

Me anë të Platformës AntiCorr, në mesin e shumë rasteve Kalaja ka evidentuar një shkelje në një tender të proceduar nga Komuna e Gjakovës, e cila sipas tij, është përshkruar me parregullsi dhe bënë me dyshuar për afera korruptive.

Kalaja: Kemi gjetur parregullsi në tenderin e komunës së Gjakovës

“Në maj të vitit 2018, në bazë të platformës, komuna e Gjakovës ka nënshkruar kontratë për furnizim për material të shtypur për nevojat e komunës. Vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë diku rreth 150 mijë euro prej anës së komunës, ndërsa është shpallur fitues kompania “Erpoprint” me vlerën prej 61 mijë e 836 euro. Ndërkaq, tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë  65 mijë e 620. Ne kemi analizuar kontratën e këtij tenderi dhe kemi gjetur parregullsi sidomos sa i përket asaj që është e zakonshme. Pra, kjo është një prej mënyrave se si institucionet publike në bashkëpunim me operatorët ekonomik infiltrohen dhe bashkëpunojnë sa i përket aferave korruptive në prokurimin publik”, tha Kalaja.

Edhe Arianit Dobroshi, kryetar i bordit të FLOSSK-së, ka thënë se vazhdon mundësia e korrupsionit me anë të procedurave tenderuese.

Dobroshi: Shpenzimi i parasë publike një prej fushave më korruptive

“Shpenzimi publik është një prej fushave ku korrupsioni shprehet më së shumti, ku po flasim për disa qindra miliona për çdo vjet. Në Kosovë deri tash nuk kemi pasur involvim të teknologjisë më të thellë në adresimin e këtij problemi. Kjo ka nisur me u zhvilluar kohëve të fundit, mirëpo situata është përmirësuar dukshëm, megjithatë konsiderojmë se hapësira për me punuar në këtë fushë është ende shumë e madhe”, theksoi Dobroshi.

Bleron Limani, zhvillues i platformës “Anticorr”, ka prezantuar platformën e prokurimit për mënyrën e transparencës nga ana e KRPP-së.

Kjo platformë ka një set të funksioneve duke filluar nga përpunimi i të dhënave në baza të rregullta ditore, javore, mujore, ofron mundësinë e identifikimit të keq-përdorimeve dhe keq-menaxhimeve të procedurave dhe kontratave të prokurimit përmes përdorimit të teknologjisë inovative që e ofron kjo platformë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test