Gjakova bëhet qyteti i parë ku do të testohet databaza për dhunën në familje - Bota Sot
Gjakova bëhet qyteti i parë ku do të testohet databaza për dhunën në familje

Gjakova

Gjakova bëhet qyteti i parë ku do të testohet databaza për dhunën në familje

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:11
Pamje nga tryeza

Gjakova është bërë nikoqir i një tryeze diskutimi mes gjitha institucioneve lokale relevante, për testimin e databazës për dhunë në familje.

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh dhe Kordinatori Nacional për dhunë në familje, Naim Qelaj ka thënë se krijimi i një databaze për dhunën në familje edhe pse e vonshme, është shumë e rëndësishme. Sipas tij, ajo nuk luftohet duke e fshehur atë, por duke e raportuar tek institucionet përkatëse.

Qelaj gjithashtu dha arsyet pse është vendosur që Gjakovës t’i besohet ky pilotprojekt duke e vlerësuar mjaft shumë angazhimin e nivelit lokal atje për parandalimin  e dhunës në familje. Ndër të tjera, shtoi se suksesi ose dështimi i këtij testimi në Gjakovë do të varet e ardhmja e kësaj databaze.

Qelaj: Institucionet në Gjakovë pionere e trajtimit të dhunës së familje

“Gjakova është një komunë me karakteristika të veçanta, jo për shkak të rasteve që kanë ndodh, por për shkak të angazhimit të krejt institucioneve dhe shoqërisë civile, si pionere të trajtimit të kësaj teme në Koosvë…. 03:48 Gjakova ka pasur kordinim të mirë në mes nivelit lokal si mekanizëm lokal dhe nivelit qëndror, kjo ka bërë që testimi i këtij projekti me ju besu Gjakovës sepse nga suksesi ose dështimi i këtij testimi  në Gjakovë, ka m’u varë dhe e ardhmja e kësaj  databaze”, tha ai.

Qelaj,  po ashtu theksoi, se databaza është pjesë e kritereve që kanë dalur nga MSA-ja e Bashkimit Evropian dhe konventa e Stambollit që ju garanton të drejta dhe mbrojtje viktimave të dhunës në familje.

Pjesë e kësaj tryeze ishte dhe menaxheri i këtij projekti, Ridvan Bunjaku, ai vlerësoi mjaft shumë këtë pilotprojekt, pasi sipas tij, i lehtëson më shumë punët e gjitha institucioneve përfshirëse për parandalimin e dhunës në familje.

Bunjaku:Databaza është një pikë që i bashkon gjithë institucionet

“Në këtë databazë janë të pranishme vendi ku ka ndodhur incidenti, koha, niveli i rrezikshmërisë, viktimat, të dyshuarit si dhe disa veçori të tyre, si psh ishte në ndikim të alkoolit e kështu me radhë. Akterët tjerë, ne i quajmë Policinë, Qendrën për Punë Sociale, mbrojtësin e viktimës, Strehimorën, Prokurorinë, Gjykatën. Akterët munden ta referojnë rastin tek njëri tjetri, ku kjo databazë është si me thanë është një pikë që e bashkon dhe ndihmon gjithë akterët” , theksoi ai.

Të pranishëm në këtë tryezë diskutimi ishin përfaqësues nga Qendra Sociale, Strehimorja, Policia, Prokuroria dhe Gjykata.

Dhuna në familje është një dukuri mjaft negative që po shfaqet në Kosovë,  pak muaj më parë, pikërisht në Gjakovë një grua bashkë me vajzën e vet u qëlluan për vdekje nga burri dhe babai i të vogël.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test