Lekaj inauguroi rrugën e Bërdosanës - Bota Sot
Lekaj inauguroi rrugën e Bërdosanës

Gjakova

Lekaj inauguroi rrugën e Bërdosanës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Pal Lekaj inauguroi rrugën e Bërdosanës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, inauguroi rrugën e asfaltuar të Bërdosanësm projekt i cili ka gjatësi afër 1.6 kilometra e kosto rreth 120 mijë euro dhe pritet të shkurtojë rrugën mes fshatrave të Gjakovës.

Sipas MI-së, të hënën po ashtu ka përfunduar edhe  rruga e cila lidh Gjakovën me Deçanin. Kjo rrugë kalon pranë varrezave historike ( varrezat e Jagozit), më të vjetrat në Gjakovë.

Ministri Lekaj duke i uruar qytetarët e kësaj ane tha se Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar që të realizoi projekte të denja për qytetarët. Deri më tani nga MI-ja janë investuar rreth 42 milionë euro  në komunat e Kosovës dhe investime të tilla do të ketë edhe në vitet në vijim.

Kurse i pari i Gjakovës, Ardian Gjini, e falënderoi ministrin Lekaj dhe Qeverinë Haradinaj, për investimet e bëra në Gjakovë dhe më gjerë, duke thënë se kjo rrugë është neglizhuar nga qeverisja e kaluar, por që tash po inaugurohet falë investimeve të  Qeverisë së Kosovës më konkretisht Ministrisë së Infrastrukturës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test