Haradinaj premton 57 milionë euro për rrugën Gjakovë-Dollc - Bota Sot
Haradinaj premton 57 milionë euro për rrugën Gjakovë-Dollc

Gjakova

Haradinaj premton 57 milionë euro për rrugën Gjakovë-Dollc

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 14:23
Drejtpërdrejt nga fillimi i punimeve të rrugës qarkore në Gjakovë

(E plotësuar) - Sot kanë filluar punimet për rrugën qarkore Gjakovë – Prizren, e cila do t’i kushtojë 8 milionë euro buxhetit të Kosovës.

Në inagurimin e punimeve ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se pas këtij investimi tetë milionë euorsh, do të fillojnë edhe me një rrugë tjetër atë prej Gjakove në fshatin Dollc të Klinës.

Haradinaj u premtoi qytetarëve edhe autostradën për  Dukagjin.

Haradinaj: Do ta keni edhe autostradën e Dukagjinit

“Me ndihmën e Zotit, se pa të s’mundemi, por edhe me ndihmën e ministrit, Palit, unë besoj shumë që do ta keni edhe autostradën e Dukagjinit. Për t’u nisur prej Gjakovës në Vërmicë një orë e bën, kur është kohë pune, ju e dini sa vështirë është të kalosh në këtë rrugë, është zonë bujqësore, e dini sa vështirë është, sa aksidente i kemi pasur te ura e Rogovës. Duhet me ardhë një ditë që edhe kjo zonë, pra Dukagjini, ta ketë të drejtën e vet”, tha Haradinaj gjatë ianugurimit të punimeve.

Haradinaj premtoi mbështetje për Gjakovën, e ndër të tjerash tha se do ta shqyrtojnë edhe infrastrukturën e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këtë rrugë e cilësoi si projektin më të madh të infrastrukturës në Gjakovë, dhe njoftoi se brenda muajit do të fillojnë me rrugën Gjakovë-Dollc, për të cilën tha se kanë ndarë 57 milionë euro.

Lekaj: Brenda muajit nisim me rrugën Gjakovë-Dollc

“Kjo është një nismë e mirë për Gjakovën, vlera e këtij projekti është tetë milionë, që përfundon në vitin 2019. Dy milionë është këtë vit dhe gjashtë milionë në vitin 2019. Ajo që mund të them, përpos këtij projekti, brenda muajit ne do të fillojmë edhe autostradën Gjakovë-Dollc. Të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe do të shpallen operatorët e favorshëm javën e ardhshme, kështu që ne po e fillojmë edhe një projekt prej 57 milionë eurosh”, tha Lekaj.

Kurse kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se ky qytet e ka pritur shumë gjatë këtë rrugë, e njëherësh njoftoi që së shpejti do të nisin edhe punimet për rrugën në Klinë.

Gjini: Do të vazhdojmë edhe me rrugën për Klinë

“Në vitet e ardhshme do të vazhdojmë me këtë memorandum, e në të njëjtën kohë, rruga për Klinë që është edhe hyrje dalje, pjesë e qarkores së jashtme, shumë shpejt do të nisë të realizohet, po për këtë do të flasë më shumë ministri Lekaj, sepse këta i kanë përcjellë procedurat”, tha Gjini.

Përndryshe, këtë vit Qeveria ka ndarë dy milionë euro për rrugën qarkore Gjakovë-Prizren, kurse pjesa tjetër prej gjashtë milionë eurosh pritet të ndahet në vitin tjetër. 

Qeveria investon 8 milionë euro për rrugën qarkore Gjakovë 

Sot kanë nisur punimet për rrugën qarkore Gjakovë-Prizren, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë tetë milionë euro.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili njoftoi se pos kësaj rruge qarkore, do ta financojnë edhe auto-rrugën Gjakovë-Dollc në vlerë prej 57 milionë eurosh.

Kurse, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekajm lidhur me rrugën qarkore “Gjakovë-Prizren”, tha se këtë vit kanë ndarë dy milionë euro, kurse, vitin tjetër do të shtojnë edhe gjashtë milionë euro të tjera.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ndër të tjerash njoftoi se në kuadër të kësaj qarkoreje, së shpejti do të nisë realizimi i rrugës për Klinë. 

Drejtpërdrejt nga fillimi i punimeve të rrugës qarkore në Gjakovë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në fillimin e punimeve në qarkoren e qytetit të Gjakovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...