Detaje të reja nga aksidenti në Gjermani, ku humbi jetën një shqiptarë

Gjermania

Detaje të reja nga aksidenti në Gjermani, ku humbi jetën një shqiptarë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:01
Shkodran Nezaj

Mediat gjermane kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin që ndodhi të enjten në mëngjes, në Bavari të Gjermanisë, ku mbet i vdekur shqiptari Shkodran Nezaj.

Policia ka raportuar se makina në të cilën ndodhej shqiptari që ndrroi jetë, u përpoq të i shmangej një aksidenti me një makinë tjetër dhe u përplas me një gardh druri që ishte skaj rrugës.

Sipas policisë, një pjesë prej druri kishte goditur xhamin e përparmë dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e  shoferit. Tre pasagjerët e tjerë që ishin në makinë shpëtuan pa lëndime.

Shqiptari që humbi jetën në këtë aksident ishte Shkodran Neza nga fshati Skivjan i Gjakovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat