Vjedhja e Bustit të Komandantit të UÇK-së, për Krahinën e Rugovës, njëherësh ish-Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Smajl Hajdarit, në oborrin e shkollës fillore “Smajl Hajdari”, në Pejë, është vrasje e dyfishtë që i bëhet kësaj figure madhore të kombit shqiptarë. Biblioteka Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, në Gjermani, reagon ashpër ndaj këtij veprimit kriminal të njerëzve të poshtër të kombit shqiptar.
Ky veprim antinjerëzor dhe antikombëtarë, ndaj figurës madhore të Smajl Hajdarit, po shfaqet për të dytën herë në Pejë. Andaj, ky institucion, u bënë thirrje organeve dhe popullit të kësaj komune, që sa më shpejtë t'i zënë kriminelët dhe t'i vënë para drejtësisë. Ndryshe, këtë barrë të tradhëtisë do ta bartin organet komunale dhe populli i kësaj komune.