U mbajt akademi përkujtimore për Shën Terezën

Gjermania

U mbajt akademi përkujtimore për Shën Terezën

Nga: Maxhun Smajli Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:23
Akademi përkujtimore për Shën Terezën

Me ftesë të kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, Pal Sokolit, Osman Ferizi, Kryetar i Lidhjës Demokratike të Kosovës për Gjermani, i shoqëruar edhe nga themeluesi dhe drejtuesi i Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, njëherësh zëdhënës i Nëndegës së LDK-s, për Bavari, Maxhun Smajli, morën pjesë në Akademinë jubilare, kushtuar jetës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës, me temën: “Shën Nënë Tereza-Nëna e jonë”.

Të pranishëm në këtë Akademi ishin edhe Vikar Gjenerali i Ipeshkvisë së Kosovës, me seli në Prishtinë, Dr. Don Lush Gjergji, Kryetari i Unionit të Qëndrave Islamike Shqiptare për Gjermani, Mullah Mensur Halili, afaristi, Lazim Destani, Martin Çuni, Alfred Mançe, Sadik Krasniqi, Pranvera Gjoni, Xhevat Ukshini etj..

Pas fjalës përshendetëse të Kryetarit të LSHAKSH-s, Pal Sokolit, të pranishmit i përshendeti edhe Lazim Destani. Me pas, me një Kumtesë u paraqit Mullah Mensur Halili, i cili mes tjerash, tha: "Jemi në këtë vend për të kujtuar figurën tonë kombëtare dhe simbolin e humanizmit botëror, Gonxhe Bojaxhiun-Nënë Terezën. Jeta e saj ishte një sakrificë për bonjakët, të varfërit dhe të pastrehët. Ishte një qiri që digjej e shkrihej për ta ndriquar jetën e të tjerëve. Ne përkujtojmë me nderim e respekt trashegiminë e vyer të veprës së saj humane. Dhe, jo rastësishtë iu dha edhe Çmimi "Nobel" për paqe. Andaj, ne, si shqiptarë, e çmojmë shumë lartë figurën e Saj; duke emërtuar universitete, spitale, shkolla, sheshe e autostrada.Veprat e saja le të sherbejnë si burim frymzimi për të gjithë neve, sëbashku. Me shumë dashuri dhe përkushtim t'i sherbejmë njerëzimit.
Shpirti i shenjtëreshës, Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Terezës u preftë në paqe! Jam krenar që jam shqiptar! Nëna Tereze është krenaria e kombit tim. Ah, po të kishim një burrështeti si kjo figurë e të kishte realizuar ëndërrën e çdo shqiptari. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!“

Për jetën dhe veprën e Nënë Terezës referoi, biografi më autentik i Saj, Dr. Don Lush Gjergji. Ai, fillimisht evokoi kujtimet nga takimi i Tij i parë me Nënë Terezën. Gjysëm shekulli më parë, me 1969, në Romë të Italisë, kishte takuar Nënë Terezën, ku edhe i kishte lindur idea të mirrej me grumbullimin e të dhënave biografike për jetën dhe veprën e Nënë Terezës. Për rrugëtimin e saj nëpër jetë.

Në evokimet e Tija, Dr. Don Lush Gjergji, mes tjerash, tha: “Unë, në veprimtarinë time prej 17 librash kushtuar Shenjtorës, Nënë Tereza, jam përpjekur që ta publikoj anën e panjohur të Saj. T'ia bëj të ditur mbarë njerëzimit, në gjithë botën se, Gonxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza, u lind dhe u përkund në djepin shqiptarë, si dhe u edukua me virtyte njerëzore shqiptare, siq është bëmirësia dhe humanizmi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat