Deklaratë e Kolegjiumit të Nëndegeve të LDK-së në Bavari

Gjermania

Deklaratë e Kolegjiumit të Nëndegeve të LDK-së në Bavari

Nga: Haki Latifi Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 01:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

LDK-ja ne Bavari ka një traditë të gjatë në organizimin e Mërgates shqiptare. Një organizim që fillojë asokohe me formimin e Aktivit të LDK-së në Munih, në Mai 1990 në Freising.

Qëllimi i formimit të LDK-së në Mërgatë përpos organizimin e mërgimtarëve, e kishte për qëllim edhe bashkëpunimin me palën Gjermane , që tek ne është partija e qendrës së djathtë CSU-ja.

Mërgata shqiptare në Republikën e Bavarisë e gjeti një mbështetje të jashtëzakonshme, duke filluar në fund të viteve të 60-ta si punëmarrës ( Gastarbeiter ), duke vazhduar si azilkërkues në vitet e 90 dhe në kohën më të veshtirë gjatë luftës në Kosovë 98/99.

Republika e Bavarisë në këto 7/8 dekadat e fundit udhëheqet nga CSU zakonishtë me shumicë absolute, me përjashtim të 2 koalicioneve me partinë Liberale ( FDP ) dhe votuesve te lirë ( Freie Wähler ).

Pasiqë LDK e CSU si parti të qendrës së djathtë, që bejnë pjesë në familjen e përbashkët ideologjike atë të partive popullore të Evropës EPP, duhet rrjedhimisht edhe të kenë bashkpunim me njëra-tjetrën.

Votuesit e veprimtarët e LDK-së në Bavari duhet ta perkrahin CSU-në në zgjedhjet Komunale, Republikane e Parlamentare.

Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së në Bavari, Nëndegët e Munihut e Starnbergut, do ta rrisin edhe më shumë komunikimin e bashkpunimin me strukturat e CSU-së ne Bavari, për ta ndihmuar njëra-tjetrën aty ku munden.

Mërgata shqiptare me ndihmën e strukturave të LDK-së mundet ta përkrah CSU-në në zgjedhjet në Bavari sepse numri i shqiptarëve me të drejtë vote po shtohet dita-ditës .

Ndërsa CSU-ja mundet ta ndihmojë komunitetin shqiptarë në avancimin e integrimit më të lehtë në shoqerinë Bavareze.

Rasti i fundit për liberalizimin e vizave, ku Ministri Seehofer ( CSU ) është berë promotori kryesorë qe kosovarët të lëvizin pa Viza në Evropë, e tregon më së miri si CSU mund ta ndihmon Kosovën .

Çdo tendencë për ta sulmuar e etiketuar CSU-në , edhe duke e keqpërdorur emrin e LDK-së do kundërshtohet gjithmonë nga Kolegjiumi i Nëndegëve të LDK-së në Bavari, Nëndegët e LDK-së në Munih e Starnberg.

Këta zëra të papërgjegjshëm nuk i perfaqsojnë politikat e LDK-së në Bavari, as të LDK-se në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat