Në 38-vjetorin e vrasjës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës: Nëndega e LDK-së në Bavarinë e epërme, mbajti akademi përkujtimore

Gjermania

Në 38-vjetorin e vrasjës së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës: Nëndega e LDK-së në Bavarinë e epërme, mbajti akademi përkujtimore

Nga: Maxhun Smajli Më: 21 janar 2020 Në ora: 19:10
Akademia përkujtimore

Organizuar nga Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, u mbajtë Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. 

Salla ishte e mbushur përplot bashkatdhetarë të ardhur anga anë të ndryshme të Bavarisë. Në mesin e të pranishmëve ishin përfaqësuesit e shoqatave kulturore dhe institucionëve shqiptare që veprojnë në këtë Republikë; SHKSH “Abeja” nga Freisingu, SHKSH “Sali Çekaj”, nga Pfaffenhofen, SHKSH “Shqiponja”, nga Rosenheimi, FC “Kosova”, nga Munihu, BPSH “Akademik Mark Krasniqi”, nga Pilstingu etj.. Të pranishëm ishin edhe, Ing. Deli Balidemaj, Deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, veteranët e arsimit, Hamëz Halabaku dhe Nysret Dergut, veprimtarët, Pjetër Coli, Nikollë Skeli, Emrush Tafa, Mehmet Koka, Adem Thaqi, Arif Arifaj etj.. Kësaj Akademie përkujtimore nuk i munguan as Kryetari dhe Zëdhënësi i Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizi dhe Prof. Idriz Zeqiri.

Të veçantat e kësaj Akademie përkujtimore për tre dëshmorët e kombit; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin, se organizohej për herë të parë në Bavari, se merrnin pjesë në organizime të kësaj natyre, për herë të parë, vajzat e Kolonel Tahir Zemës; Florenta dhe Fortuna,  pjesmarrja e shkrimtarës më të re shqiptare në mërgatë, Gerta Miftari, si dhe promovimi i katër vëllimeve; poezi, prozë dhe publicistikë, të autorit, Jusuf Gërvalla.

Pas intonimit të Himnit të Flamurit kombëtarë dhe Një minute heshtje në nderim të tre dëshmorëve, të pranishmit i përshendeti, Kryetari i Nëndegës së LDK-s, Magjistër, Rexhep Nikçi. Ai, në fjalën e tij përshendetëse, mes tjerash, tha; “Këta pishtarë meritojnë nderim të përjetshëm si në mërgatë, ashtu edhe në atdhe, sepse roli i tyre në ngritjën e vetëdijës kombëtare në organizimin për çlirim dhe bashkim kombëtarë ishte e veqantë”. 

Për jetën dhe veprën e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, foli, Prof. Idriz Zeqiri. Ai, mes tjerash, tha: “Kadri Zeka dhe vëllezërit Gërvalla nuhatën veprimtarinë përqarëse të pushtetit jugosllav, përmes argatëve të tyre shqipfolës, në mërgatën shqiptare. Andaj, pavarësisht nga kundërthëniet ideologjike, kauzën e lirisë e kishin të përbashkët dhe vendosen bashkëpunimin. Vepruan për një vit radhazi, edhe pse përgjimi e pengesat ishin të shumta.”

Ndërsa, Kryetari i Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizin, në fjalën e tij përshendetëse, mes tjerash, tha: “Jemi bashkuar për të kujtuar lajmëtarëte lirisë, heronjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, atentati i trefishtë, me 17 janar 1982, ishte një humbje dhe goditje e madhe për proqesin e filluar të unifikimit dhe homogjenizimit të grupacionëve politike shqiptare në mërgatë, për lëvizjën kombëtare, sepse ky koncept dhe ky vizion jashta ndikimeve politike dhe ideologjike majtiste të kohës, preku thellë interesat e shteteve komuniste; të jugosllavisë dhe Shqipërisë, duke e diskutuar politikën shtypëse të Beogradit, vendosën eliminimin e tyre. Do i kujtojmë gjithëmonë për guximin, idealiznin dhe vizionin”.

Image
Vajzat e Kolonel Tahir Zemes; Florenta dhe Fortuna.

Të pranishmit në këtë Akademi përkujtimore, u përshendetën edhe nga Ing. Deli Balidemaj, Deputet në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, bashkëveprimtari i tre dëshmorëve, Mehmet Koka dhe në emër të familjeve të dëshmorëve, vajza e Kolonel Tahir Zemës, Fortuna.

Studentja, Fatbardha R. Nikçi, njëherësh drejtuesja e programit të Akademisë përkujtimore, me zërin e saj sopran, këndoi këngën e tenorit shqiptarë, Ramë Lahaj, “Rrjedhë në këngë e ligjerim”.

Në këtë Akademi përkujtimore u bë edhe promovimi i katër vëllimeve; poezi, prozë dhe publicistikë, të autorit, Jusuf Gërvall, për të cilat referoi, Maxhun Smajli. Në referimin e tij, letrar, mes tjerash, theksoi: ”Gjatë leximit të këtyre vëllimeve, më shfaqen përsonaliteti i autorit, përplasjet dhe përpëlitjet e tij. Derisa, në rilexim këto vëllime i shoh në rrafshin e aktit krijues, të punës sizifiane në ngritjen e arkitekturës shpirtërore-imagjinative; pra ka të bëjë me vlerat, me artin. Po të elaborohen me kujdes  këto vlera, vëren se poeti shtron edhe problemin e gjeniut tonë krijues, individualitetin e tij të formatit të një Lasgush Poradeci, prania e të cilit hetohet dendur jo vetëm në leksikun, por edhe në elementet përcjellëse të aktit krijues të Jusuf Gërvallës. I mbështetur në njohjen e poezisë moderne, ky ngre para së gjithash çështjën e gjuhës poetike, magjinë mahnitëse”.

Më këtë rast, Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, shpalli Anëtarë Nderi, intelektualin, njeriun e sakrificës, të përsikutuarin e regjimeve jugosllave e shqiptare, veprimtarin e dalluar të çështjës kombëtare, Prof. Idriz Zeqirin. 

Në fund të programit të kësaj Akademie përkujtimore, treshi këngëtarë; Fatmir Berisha, Nehat Idrizi dhe Qerim Shala, kënduan këngë kushtuar tre deshmorëve; Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Akademia përkujtimore u përcoll edhe nga mjetet informative vizuele dhe të shkruara shqiptare; RTK, TV Diaspora dhe “Bota sot”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat