Ja kush e "refuzon" Angela Merkel, nuk ia jep dorën kancelares - Bota Sot
Ja kush e "refuzon" Angela Merkel, nuk ia jep dorën kancelares

Gjermania

Ja kush e "refuzon" Angela Merkel, nuk ia jep dorën kancelares

Më: 3 mars 2020 Në ora: 08:56
Angela Merkel, Horst Seehofer

Frika nga koronavirusit ka mbërthyer edhe Gjermaninë, teksa ka prekur tashmë thuajse gjithë botën. Frika nga ky virus vdekjeprurës është shfaqur dhe nga zyrtarët e lartë.

Dje, ka qenë ministri i Brendshëm gjerman, që ka “refuzuar” t’ia shtrëngojë dorën kancelares Angela Merkel.

Në një video të publikuar nga “Daily Mail”, shihet momenti kur ministri Horst Seehofer nuk i jep dorën kancelares gjatë samitit të Berlinit, për shkak të frikës së koronavirusit, që po shpërndahet me shpejtësi në gjithë botën.

Megjithatë, Merkel shihet se një gjest të tillë e ka marrë me sportivitet, duke filluar të qeshë me ministrin bavarez.

“Është gjëja e duhur”, ka thënë ajo, derisa është ulur pranë tij dhe të pranishmëve, që ishin mbledhur për samitin e Berlinit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat