Burrë e grua nga Kosova vdesin nga përmbytjet në Gjermani

Gjermania

Burrë e grua nga Kosova vdesin nga përmbytjet në Gjermani

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 11:39
Gjermani

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Në mesin e viktimave fatkeqësisht janë edhe një çift nga Kosova të cilët jetojnë në Gjermani.

Trupi i pajetë i burrit tanimë është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha.

Burimet bëjnë me dije se ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës.

Të paktën 156 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti.

Përveç Gjermanisë më këtë situatë po përballën edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat