Gjermani: Gjatë arrestimit për mashtrim të një boshnjaku dhe një serbi, bëhet e mundur edhe arrestimi i një shqiptari

Gjermania

Gjermani: Gjatë arrestimit për mashtrim të një boshnjaku dhe një serbi, bëhet e mundur edhe arrestimi i një shqiptari

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 nëntor 2016 Në ora: 16:10
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia gjermane nën dyshime të forta se kanë falsifikuar dokumenta greke, slovene dhe slovake, që më pas ua kanë dhënë personave të ndryshëm për t’u futur ilegalisht në Gjermani, kryesisht në zonën e Stuttgartit, shkruan media e njohur gjermane swr.de. Bëhet fjalë për një serb dhe një boshnjak, që vepronin në dy bare në Stuttgart. Tregtia me dokumente të falsifikuara është padyshim një biznes fitimprurës.

Gjatë bastisjes së dy lokaleve është arrestuar edhe një shqiptar nga Kosova që ishte i kërkuar nga policia, si dhe u zbulua se aty shiteshin lëndë narkotike.
Boshnjaku (48) dhe serbi (41) janë dërguar në paraburgim./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat