Zyrtarë të Vetëvendosjes me mërgimtarë në Gjermani

Gjermania

Zyrtarë të Vetëvendosjes me mërgimtarë në Gjermani

Më: 30 janar 2017 Në ora: 11:35
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj mbajtën disa tubime me bashkatdhetarë në Gjermani

Këto tre ditë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Donika Kadaj mbajtën disa tubime me bashkatdhetarë në Gjermani.

Në këto tubime, njofton kumtesa partiake, përfaqësuesit Lëvizjes Vetëvendosje prezantuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe alternativën e kësaj partie ndaj këtyre zhvillimeve.

Tubimet që u mbajtën në Bielefeld, Heilbronn dhe Heidelberg ishin përplotë me bashkatdhetarë që kishin shprehur vullnetin dhe interesimin të dëgjonin dhe të bashkëbisedonin me përfaqësuesit e Vetëvendosjes./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat