Drejtësia vonon por nuk harron: Kurdi që vrau shqiptarin dënohet me burg pas 20 vjetësh

Gjermania

Drejtësia vonon por nuk harron: Kurdi që vrau shqiptarin dënohet me burg pas 20 vjetësh

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 shkurt 2017 Në ora: 16:02
Ilustrim

Rreth njëzet vjet më parë në një Eiscafé në Hannover shpërtheu një zënkë mes të rinjve të atëhershëm me pasojë vdekjen. Sot është dënuar 37 vjeçari me katër vjet e tre muaj burg, shkruan kreiszeitung.de.

Ka përfunduar procesi gjyqësor kundër Mesut Y, i cili në moshën 17-vjeçare vrau një shqiptar (22) dhe plagosi një tjetër (19). Ngjarja ka ndodhur në Hanover të Gjermanisë në gusht 1997, përcjell botasot.info. Tre persona kishin hyrë në Cafés Schmiere dhe kishin sulmuar shqiptarët. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur si përleshje mes bandave kurde dhe shqiptare, se kush do ruajë primatin e pushtetit mbi prostitucionin dhe drogën.

Zëdhënësi i Gjykatës gjermane theksoi se Mesuti shpallet i fajshëm për “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë” me katër vjet e tre muaj burgim. Kjo përkundër që 37 vjeçari kurd ishte arsyetuar se nuk kishte qëlluar vetë me armë. Ai u arrestua në fund të 2015 në Bullgari nga ku u ekstradua. Bashkëpunëtorët e tij janë akoma në kërkim. Mesuti është dërguar në burgun e Berlinit./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat