BPSH “Akademik Mark Krasniqi” dërgon dhurata për nxënësit në Kosovë - Bota Sot
BPSH “Akademik Mark Krasniqi” dërgon dhurata për nxënësit në Kosovë

Gjermania

E hënë, 22 tetor 2018

BPSH “Akademik Mark Krasniqi” dërgon dhurata për nxënësit në Kosovë

Nga: Maxhun Smajli Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:29
Zeqir Mehmeti, drejtor i Radio Fontana në mes

Biblioteka Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi” në Pilsting të Niederbayernit të Gjermanisë për të gjashtën herë po dhuron mjete shkollore për nxënësit në Kosovë e Shqipëri; Gomsiqe të Pukës, Lajthizë të Fusharëzit, Letancë të Podujevës, Dubovc të Vushtrrisë dhe Panorc të Malishevës.

Kësaj here, javën e parë të shtatorit, u derguan 32 çanta dhe 40 evro; 20 çanta për nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Saradran të Istogut, 6 çanta në shkollën fillore “Smajl Hajdari” në Pejë dhe 4 çanta me 40 evro për katër fëmijët jetim të Qamil Abazit në Pojat të Ferizajit.

Si shprehje e respektit për drejtorin e “Radio Fontana” në Istog, Ztr. Zeqir Mehmetin, 20 çantat për Sh.F. “Ismail Qemali” të Saradranit, janë dorzu në studion e kësaj radio. Do theksuar se drejtori i kësaj radio e ka vizituar bibliotekën dhe i ka kushtuar hapsirë në valët e kësaj radio.

Ndërsa, çanten me ca mjete shkollore, që bibliotekës ia kishte dhuruar nxënësja e klasës së katërt, Rilinda Hoxha nga Dingolfingu, i është dhuruar nxënëses së klasës së parë, Vlera Tafilaj, nga Jabllanica e Madhe.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test