OAK prezanton disa potenciale të Kosovës në Gjermani - Bota Sot
OAK prezanton disa potenciale të Kosovës në Gjermani

Gjermania

E premte, 19 tetor 2018

OAK prezanton disa potenciale të Kosovës në Gjermani

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 17:17
Ilustrim

Oda e Afarizmit të Kosovës është duke marrë pjesë në panairin gjerman në Recklinghausen, ku është duke prezantuar puna e OAK-së dhe produktet e disa kompanive të Kosovës si Fabrika e gurit NTP “BARDHI” Kijevë, kompania “Buka prej Guri” nga Klina, Elsa Group, Pejë dhe FOX Marble, Lipjan.

Zëvendës kryetarja e Recklinghausen, Marita Bermayer, vizitoi standin e OAK-së, me ç’rast mirëpriti pjesëmarrjen e Odës Afariste të Kosovës dhe Firmës Mates, me të cilën OAK është duke bashkëpunuar.

Në këtë panair po marrin pjesë katër kompani nga Kosova dhe dy nga Shqipëria. Firma Mates, gjithashtu është e angazhuar që në panairet e ardhshme te kenë mundësi pjesëmarrje edhe të shumë firmave tjera nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi etj.

Panairi zgjatë dy ditë dhe Oda e Afarizmit të Kosovës është duke u prezantuar nga Hysni Zogaj, drejtor i Bordit të OAK-së dhe Megi Maass, bashkëpunëtore e OAK-së dhe pronare e kompanisë Mates, e cila merret edhe me shitjen dhe ndërtimin e produkteve të gurit, mermerit dhe granitit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test