SHKSH “Shqiponjat e Bayernit” shënuan ditën e flamurit dhe 106-të vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Gjermania

SHKSH “Shqiponjat e Bayernit” shënuan ditën e flamurit dhe 106-të vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Nga: Maxhun Smajli Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 19:52
SHKSH “Shqiponjat e Bayernit” shënuan ditën e flamurit dhe 106-të vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Organizuar nga SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, në Eggenfelden u kremtua Dita e Flamurit dhe 106-të vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Një sallë e madhe mezi zënte mysafirët e shumtë që kishin ardhur nga anë të ndryshme të Bayernit, por edhe nga Austria. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues shoqatash e institucionësh të ndryshme që veprojnë në këtë republikë.

Pas intonimit të Himnit të Flamurit, manifestimin e shpalli të hapur, Blerim Boja, anëtar. Ndërsa, për punën e shoqatës dhe rendësinë e kësaj Dite kombëtare, foli, Uran Statovci, nënkryetar. Pas recitimit të dy poezive; “Për ty Flamur”, të autorit, Bahri Shyti, dhe “Dy krisma në Paris”, nga Kemal Hoxha, para të pranishmëve u paraqit Grupi Folkloristik “Shqiponjat e Bayernit”, të cilët kënduan këngë nga melosi popullor shqiptarë.

Në këtë mbrëmje festive, familje të shumta shqiptare, kishin sjellur gjëra ushqimore nga kuzhina tradicionale shqiptare, ku parat e grumbulluara nga shitja u dedikohen familjeve në nevojë, në atdhe. Ky aksion u ndihmua edhe nga njerëz vullnetmirë. Sadik Berisha, ndihmoi me 100 evro.

Të pranishmit në sallë u argëtuan deri në orët e vona të mesnatës nga solistët e mirënjohur, Shemsije Gashi dhe Festim Hysenaj. Do theksuar se mergata shqiptare që jeton e punon në Eggenfelden dhe qytete tjera përrreth, për të dytën herë, po i përgjigjen thirrjës së SHKSH “Shqiponjat e Bayernit” për të qenë sëbashku në çaste pikllimi, gëzimi dhe humanizëmi. Që nga themelimi i shoqatës, e cila drejtohet nga Dr. Ibrahim Latifi, është krijuar një harmoni mes bashkatdhetarëve të këtyre anëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat