Klubi letrar “Martin Camaj” në Munih organizon Manifestim Letrar për Vitin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Gjermania

Klubi letrar “Martin Camaj” në Munih organizon Manifestim Letrar për Vitin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:56
Klubi letrar “Martin Camaj”

Klubi letrar „Martin Camaj“ në Munih organizon Manifestim Letrar  për Vitin e  Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, festat e  nëntorit dhe të fundvitit.

Manifestimi mbahet në bashkëpunim me FC «ALBA» Augsburg dhe fondacionin «BESA» në Mynih.

 Në këtë manifestim letrar  do të kemi:  Kumtesa për Gjergj Kastriotin –Skënderbeun, prezantime veprash të autoreve të ndryshëm, recitale dhe orë letrare me karakter garues.

Të ftuar do të kemi njerëz të artit dhe shkencës, si dhe të institucioneve tona të atdheut.

Mirëpresim krijuesit dhe artdashësit e interesuar.

Takimi mbahet më 09.12.2018 në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat