Për një muaj, 170 persona të akuzuar në Gjakovë

Gjilani

Për një muaj, 170 persona të akuzuar në Gjakovë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 11:23
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit janar ka ngritur 131 aktakuza kundër 170 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur pesë aktakuza kundër  nëntë personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Sipas një komunikate të prokurorisë, Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 126 njëqindenjëzetegjashtë aktakuza kundër 161 të pandehurve, po ashtu ka bërë tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 3 propozime për masë Edukative.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat