Haziri për rastet e reja me COVID-19: Apeloj të vetëpërmbaheni, mos shkoni askund me pi çaj

Gjilani

Haziri për rastet e reja me COVID-19: Apeloj të vetëpërmbaheni, mos shkoni askund me pi çaj

Më: 18 prill 2020 Në ora: 23:31
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pasi dy raste të reja janë konfirmuar së fundi me COVID-19 në Gjilan.

Haziri tha se  dy rastet e reja pas kontaktit familjar po mbahen në karantinë.

Haziri shtoi se dy raste tjera janë shëruar, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 21.

Ai gjithashtu theksoi se Lladova, Deremahalla dhe Arbëria për momentin janë buri infeksioni dhe po monitorohen në formë strikte.

Postimi i plotë:

#Dita37. Nga 15 mostrat e marra sot në Gjilan, dy raste të reja kanë rezultuar me #Covid19 pas kontaktit familjar dhe po mbahen në karantinë.

Lajmi i mirë është se dy raste tjera janë shëruar, duke e çuar në 21 numrin e të shëruarve plotësisht, derisa tetë persona janë në tretman. Pas Zhegrës, edhe në Vrapçiq është mbyllur burimi i infeksionit pas më nuk është asnjë i infektuar.

Ka mbetur Lladova, Deremalla dhe Arbëria që për momentin janë burim infeksioni dhe po monitorohen në formë strikte. Por, situata është nën kontroll dhe s’ka vend për panik. Apeloj të vetëpërmbaheni, mos shkoni askund me pi çaj. #rriNshpi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat