​Gjilan, 32 persona në vetizolim për shkak të koronavirusit

Gjilani

​Gjilan, 32 persona në vetizolim për shkak të koronavirusit

Më: 22 maj 2020 Në ora: 21:51
Lutfi Haziri

Komuna e Gjilanit tash e sa ditë nuk ka asnjë rast të ri të prekur me COVID-19.

Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se 32 persona vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim dhe nën mbikëqyrje të organeve të emergjencave civile publike, shëndetësore dhe të rendit.

“Ne jemi lojal ndaj masave dhe duke respektuar ato e mundim përhapjen e infeksionit COVID-19”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Komuna e Gjilanit deri më tash ka gjithsej 79 raste me koronavirus, prej tyre dy me përfundim fatal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat