Zylfiu bisedon me zyrtarët prizrenas, rreth ndërtimit të një fushe të minigolfit

Golf

Zylfiu bisedon me zyrtarët prizrenas, rreth ndërtimit të një fushe të minigolfit

Nga: K.G. Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:02
Zylfiu bisedon me zyrtarët prizrenas, rreth ndërtimit të një fushe të minigolfit

Lajme të mira për minigolfin e Kosovës. Gjasat janë shumë të mëdha që edhe qyteti i Prizreni të ndërtojë fushën e minigolfit.

Një fushë shumë e nevojshme për qytetin, që për nga numri i banorëve është i dyti në vendin tonë.

“Komuna e Prizrenit shfaq interesim për ndërtimin e fushës së parë të Minigolfit në këtë qytet!

Kryetari i federatës, Lavdim Zylfiu, sot është mirëpritur nga nënkryetari i Komunës së Prizrenit, z. Visar Shehu dhe nga Drejtori i Sportit z. Arhim Ajazi për të biseduar rreth mundësisë së ndërtimit të një fushe të Minigolfit në qytetin historik të Kosovës si dhe krijimin e Klubit të parë të Minigolfit në Prizren”, njofton Federata e Minigolfit të Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat