Komuna e Gostivarit shpërblen nxënësit fitues të konkursit nga arti figurativ

Gostivari

Komuna e Gostivarit shpërblen nxënësit fitues të konkursit nga arti figurativ

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Pesë nxënës të cilët kanë dalë fitues në garën për art figurativ që Komuna e Gostivarit e realizoi në bashkëpunim me shkollat e mesme të qytetit, janë pritur nga kryetari Arben Taravari. Ata janë dekoruar me mirënjohje dhe dhurata për rezultatet e arritura. Kryetari Taravari tha se konkursi ka filluar nga muaj nëntor i vitit të kaluar dhe është mbyllur me festën e 7 Marsit – Ditës së mësuesit. Qëllimi ka qenë që nxënësit të inspirohen nga festat kombëtare gjatë realizimit të veprave të tyre.

Luan Zenku, profesor arti pranë shkollës së mesme të mjekësisë theksoi se nxënësit kanë treguar interesim të jashtëzakonshëm gjatë konkursit, dhe se ka qenë e vështirë në fund të zgjidhet më i miri.

Vesa Murati, nxënësja fituese nga shkolla e mesme e Gjimnazit në këtë konkurs, theksoi se përvoja ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa kishte zgjedhur në punimin ngjyrat që karakterizojnë festat e nëntorit t’i gërshetojë me ngjyrat e arit që i ka stina e vjeshtës.

Shkolla e mesme e Gjimnazit, Mjekësisë dhe Teknikes kanë pasur nga një nxënës fitues, kurse shkolla e mesme Ekonomike, dy. Komuna e Gostivarit për mbylljen me sukses të këtij konkursi, dhurata bëri edhe për mësimdhënësit që kanë punuar me këta nxënës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat