Një mjek në Spitalin e Gostivarit ka shitur teste të rrejshme negative PCR për Covid – 19

Gostivari

Një mjek në Spitalin e Gostivarit ka shitur teste të rrejshme negative PCR për Covid – 19

Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Një mjek në Spitalin e Gostivarit është i dyshuar se ka shitur teste të rrejshme negative PCR për Covid – 19, kumtoi sektori i Punëve të Brendshme Tetovë – reparti për punë të brendshme Gostivar.

Policia ka ngritur sot në Prokurorinë Publike Gostivar kallëzim penal kundër personit E.M. (45) nga fshati Çegran, për shkak të bazave të dyshimit se ka bërë vepër penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe kompetencave”, përkatësisht dyshohet se ka shitur teste të rrejshme PCR për Covid-19.

“E.M. dyshohet se më 7 dhe 9 të këtij muaji, si mjek në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, u ka përgatitur testime të rrejshme negative PCR dy personave për udhëtim jashtë vendit. Për këtë, ai është paguar 3000, përkatësisht 1,500 denarë apo gjithsej 4500 denarë”, kumtoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

E.M. është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor në Gostivar, pas çka do të dërgohet para prokurorit publik.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat