Taravari i shpreh ngushëllime familjes pas aksidentit në Llaskarcë

Gostivari

Taravari i shpreh ngushëllime familjes pas aksidentit në Llaskarcë

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 13:14
Arben Taravari

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari ka folur për aksidentin që ndodhi dje në rrugën Shkup – Gostivari ku mbeti i vdekur një banor i Çegranit të Gostivarit dhe u lënduan tre të tjerë.

Ai ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe ka uruar që të lënduarit të shërohen shpejtë.

Rastin e ka lidhur me vendin Llaskarcë, tek i cili vend vite më parë u aksidentua edhe një autobus me udhëtarë ku vdiqën 16 persona dhe u lënduan 37 të tjerë.

“Mbrëmë u bë një natë e vështirë për të gjithë ne. Nasir Zendeli nga fshati Çegran i Gostivarit humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Llaskarcë. Shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për humbjen e familjarit të tyre familjes Zendeli!

Në këtë aksident ku humbëm Naserin, me lëndime përfunduan edhe tre persona të tjerë, Naser Iseni, Abdul Kajum Zendeli dhe Baftir Iljazi, për të cilët uroj të kenë shërim të shpejtë dhe sa më parë të rikthehen pranë familjeve të tyre.Llaskraca njihet si vend i tragjedive për Gostivarin… Dhimbje të këtilla mos u përsëritshin kurrë!”, shkroi Taravari në Facebook.

Ndërkaq mbrëmë, pak para orës 18:00 ka ndodhur një aks*ident në rrugën Shkup – Tetovë, në vendin Llaskarcë. Aksidenti erdhi pasi vetura doli nga korsia. Si pasojë një person e humbi jetën ndërkaq u lënduan 3 të tjerë, bashkëudhëtarë të të njëjtës veturë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat