Plaçkiti marketin paradite, policia e arrestoi pasdite! Gostivarasi përfundon në pranga

Gostivari

Plaçkiti marketin paradite, policia e arrestoi pasdite! Gostivarasi përfundon në pranga

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:45 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar është arrestuar 35-vjeçari A.S. nga Gostivari.

Personi në fjalë dyshohet se të njëjtën ditë ka plaçkitur një market në Gostivar.

“Është arrestuar për shkak të dyshimit se rreth orës 11:55 ka kryer grabitje në një market në rrugën “Drage Todorovski” në Gostivar,.

Ku duke ushtruar forcë ndaj punonjësit në market, ka marrë para nga arka dhe ka ikur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat