Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, lëndohen disa persona

Gostivari

Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, lëndohen disa persona

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 12:09
Ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në magjistralen Gostivar-Kërçovë ku janë lënduar katër persona.

“Dje (24-shkurt) në ora 18:55 në SPB Tetovë është raportuar një aksident trafiku i cili kishte ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë, afër Plinarës, në të cilin kanë marrë pjesë dy vetura: mjeti ngarkues “Mercedes” me targa të Gostivarit të cilin e ka drejtuar 44-vjeçari Z.N. nga Zdunja e Gostivarit dhe një “Opel Astra” me targa të Strugës, që drejtohej nga 51-vjeçari L.K. nga Dibra.

Në aksident lëndime të rënda trupore kanë marrë drejtuesi i veturës “Astra” dhe pasagjerja S.K. (20), ndërsa me lëndime trupore
kanë përfunduar tre pasagjerët e tjerë, të gjithë nga Dibra, lëndimet janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku janë transferuar për tu ofruar ndihmë mjekësore”,
thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi i Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat