Publikohet lista preliminare me fituesit e 70 banesave sociale në Gostivar

Gostivari

Publikohet lista preliminare me fituesit e 70 banesave sociale në Gostivar

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

70 persona nga grupet e sociale të cenueshme në Gostivar do të marrin banesa të ndërtuara përmes Programit për ndërtimin dhe mbajtjen e banesave në pronësi të shtetit. Sistemimi preliminar i banesave është kryer sot, ndërsa lista përfundimtare do të publikohet pasi Komisioni kompetent do t’i bëjë kontrollet e detajuara të personave në listën preliminare.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski informoi se deri në fund të afatit për dorëzimin e dokumentimit të nevojshëm, në Qendrën për punë sociale në Gostivar kanë aplikuar gjithsej 190 qytetarë, ndërsa 74 kishin dokumentacion të kompletuar.

“Kjo është një prej mënyrave si kjo Qeveri mban llogari për kujdesin e familjeve të rrezikuara dhe sigurojmë se me këto vendime dhe politika do të vazhdojmë edhe në periudhën në vijim, për shkak të kushteve më të mira dhe sigurimit të jetës dinjitoze për të gjithë qytetarët. Qeveria dhe komunat, të gjithë së bashku duhet të punojmë për ta ulur hendekun social midis qytetarëve”, tha Boçvarski.

Ai paralajmëroi se në periudhën në vijim do të shpallen thirrje publike për sistemimin e edhe 132 banesave, nga të cilat 48 në Probishtip, 36 në Vinicë dhe 48 në Shën Nikollë. Në fazë përfundimtare është ndërtimi i ndërtesave sociale në Negotinë, Demir Kapi dhe Gjevgjeli, ndërsa në mënyrë aktive, siç tha Boçvarski, në Butel, Veles, Koçan, Pehçevë dhe Saraj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat