Aksident në Gostivar, lëndohet një person

Gostivari

Aksident në Gostivar, lëndohet një person

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Gjatë natës (18-gusht), rreth dyzet minuta pas mesnate, në SPB Tetovë është raportuar se në afërsi të një fabrike në Gostivar në dalje nga Gostivari, vetura “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga një i mitur nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ka goditur një automjet të parkuar.

Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëdrejtuesi në veturë A.M.(18), ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjerja e mitur femër, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes inspektim ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat