Ndalohet një mjek në Gostivar, i konfiskohen një sërë tabletash dhe para

Gostivari

Ndalohet një mjek në Gostivar, i konfiskohen një sërë tabletash dhe para

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në rajonin e Gostivarit është arrestuar një person nga Turqia, i cili ushtronte detyrën e mjekut alternativ.

Nga SPB-Tetovë thonë se në shtëpinë e tij janë gjetur para dhe tableta.

“Më datë 08.06.2023, në Vrapçishtë të Gostivarit, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë ndaluar personin M.Ç.(33) nga Republika e Turqisë. Gjatë bastisjes së kryer në një shtëpi në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor, të cilin ai e përdorte si ordinancë për mjekësi alternative, të kryer me vendim gjykate, janë gjet dhe sekuestruar një sasi e madhe tabletash, dokumentacioni mjekësor, para dhe sende të tjera.

Personi është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat