Vajza nga Mali i Zi, sa fortë e do Kosovën

Hendboll

Vajza nga Mali i Zi, sa fortë e do Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 17:31
Vajza nga Mali i Zi, sa fortë e do Kosovën

Ka fiks një vit që jeton e vepron në shtetin e Kosovës, por ka krijuar një simpati të pakufishme! Është Suzana Ujkaj, hendbolliste e kampiones vjeshtore dhe njëherësh fituese e Kupës së Kosovës, që është e lidhur fortë me Kosovën. Suzana e do fortë Kosovën dhe synimi i saj tani është që me Istogun të stolisen me titullin e kampiones, për herë të parë në histori të këtij kolektivit, të një qytetit që jeton me hendboll.

Image

Bukuroshja shqiptare është edhe anëtare e kombëtares së Kosovës dhe luan në rolin e vijës së parë, por njëherit është si buldozer në fushën e lojës, duke ndihmuar ekipin me asistime në shumë ndeshje. Zeshkanja tani e ka mendjen për sfidën në të tetën e finales në Europa League, kundër Malagës, që luhet me 2-3 shkurt në Spanjë dhe ajo e kthimit me 9-10 shkurt në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat