Fjolla në spital, tregon arsyen

Hendboll

Fjolla në spital, tregon arsyen

Nga: K. G. Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:20
Fjolla në spital, tregon arsyen

Hendbollistja ferizajase, Fjolla Çerkini, është operuar për shkak të një lëndimit. Ajo do të mungojë për një kohë në parket por shpreson se do të kthehet edhe më e fortë!
“Pas një lëndimi sportiv i cili rezultoi me këputjen e ligamentit dhe dëmtimin e meniskëve iu nënshtrova operimit i cili kaloi me sukses!
Sportistet gjithmonë ballafaqohen me vështirësi te tilla, mirëpo do të punoj shumë që të rikthehem edhe më e fortë!”, shkruan në profilin e saj Fjolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat