Besa me lehtësi

Hendboll

Besa me lehtësi

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 11:03
Besa me lehtësi

Hendbollisti Egzon Gjuka ka shënuar tetë gola ndërsa Kastriot Jupa, Jon Muqolli e Ylli Muqolli nga gjashtë, në ndeshjen të cilën Besa Famgas e fitoi me rezultat shumë të lartë ndaj Trepçës.

46:17 në të mirë të Besës ishte rezultati i ndeshjes së luajtur të martën në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Me këtë ndeshje është hapur java e dhjetë e Superligës së Kosovës në hendboll. Për Besën ishte fitorja e dhjetë rresht. Prinë në tabelë me 20 pikë.

Kampioni aktual pas pjesës së parë kishte epërsi prej 18 golave (24:6). Trepça është e treta me 13 pikë.

Besa Famgas – Trepça 46:17 (24:6)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 1, Vokshi 3, Jupa 6, Y. Muqolli 6, Visoka 4, Luzha, Tahirukaj 4, Kukrika 1, Prce 2, Thaqi, Ramosaj 3, Gjuka 8, J. Muqolli 6, Mushkolaj 2.

Trepça: A. Shabani 3, Sejdijaj, Mujka, Buqinca, Cimili 6, Nimani, Beqiri 1, K. Terziqi, Zhuri 4, B. Terziqi, Maxhera 1, R. Shabani 1, Neziri, Qabra 1, Voca, Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat