Në Gjakovë çerekfinalja kryesore - Bota Sot
Në Gjakovë çerekfinalja kryesore

Hendboll

Në Gjakovë çerekfinalja kryesore

Më: 11 mars 2020 Në ora: 11:20
Në Gjakovë çerekfinalja kryesore

Vëllaznimi – Trepça pritet të jetë çerekfinalja më interesante e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve. Këto dy skuadra takohen të enjten nga ora 18:00 në palestrën në Gjakovë.

Në ndeshjet e Vëllaznimit me Trepçën në këtë edicion ka pasur rivalitet. Të gjitha përballjet mes tyre janë vendosur në aksionet e fundit.

Të dy skuadrat me traditë e synojnë paraqitjen në gjysmëfinale.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Vushtrrisë dhe Kastriotit, që luhet të mërkurën (nesër) nga ora 20:00.

Prishtina është favorite ndaj Drenicës (e mërkurë ,17:30), njëjtë si Besa Famgas ndaj Zhegrës. Ndeshja Besa – Zhegra luhet të dielën nga ora 15:00 në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat