Ju hendbolli zgjohuni nga gjumi i thellë, vendosni më - Bota Sot
Ju hendbolli zgjohuni nga gjumi i thellë, vendosni më

Hendboll

Ju hendbolli zgjohuni nga gjumi i thellë, vendosni më

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2020 Në ora: 15:55
Ju hendbolli zgjohuni nga gjumi i thellë, vendosni më

Gjumë, gjumë dhe është koha që të zgjoheni sepse gjumi i tepërt edhe nuk të bën mirë si po ndodhë në sportin me renome, hendbollin.

Edhe klubet duhet të zgjohen nga gjumi, duhet të shikojnë mundësitë se si të financohen edhe Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës duhet të zgjohet, se boll kanë fjetur dhe është e tepër të flihet edhe më tej. Edhe Komisionet përkatëse duhet të kenë tri plane: A, B dhe C, se si të vazhdojë kampionati.  Vaj halli nëse nuk kanë asnjë plan, a thua çfarë bën për këto dy muaj e me tepër?

Të gjithë e dimë se play-off-i është mënyra më e mirë!

Edhe nisja e stërvitjeve me 2 qershor nuk është vonë dhe play-off-i të organizohet në javën e tretë të qershorit nuk është vonë.

Për faktin se pas luftës shumë herë kampionatin e kanë mbyllur në fund të qershorit. Kurrë nuk është vonë për ata që mendojnë mbarë, e për ata që luten natë e ditë të anulohet kampionati, është një gabim! Është koha të vendoset për datat  e rifillimit të garave! 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat