Besa Famgas iu shkakton debakël boshnjakëve 

Hendboll

Besa Famgas iu shkakton debakël boshnjakëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 17:50
Besa Famgas iu shkakton debakël boshnjakëve 

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, i shkakton debakël skuadrës boshnjake, Bosna Visoko, me rezultat 36:18 (14:10), në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Djelmoshat pejan treguan angazhim dhe lojë shumë më të mirë, periudhën e parë e përmbyllën me 4 gola diferencë (14:10) në favor të tyre.

Në pjesën e dytë, Besa edhe më e fuqishme, hendbollistët zbatuan me përpikëri udhëzimet e trajnerit Javier Cavanas.

Fitore e thellë me 18 gola diferencë, që Besa pothuajse është e kualifikuar në rrethin e tretë.

Kampioni i Kosovës, nesër do të zhvillojë takimin e dytë dhe që pritet edhe të sigurojë kalimin me tej. Bosna Visoko pëson debakël, nuk ishte rival i denjë sidomos në 30 minutat e pjesës së dytë.

Lojën e Besës e ka udhëhequr Nikola Prce kurse me efikasitet dhe lojë shumë të mirë është dalluar Kastriot Jupa. Formë të lartë ka shfaqur edhe portieri Mursel Mehmeti, por kontribut kanë dhënë të gjithë lojtarët..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat