‘Ulërima tronditëse në kënetë’, Banorët rrëfejnë ngjarjen: Në thellësi gjetëm një…

Historia

‘Ulërima tronditëse në kënetë’, Banorët rrëfejnë ngjarjen: Në thellësi gjetëm një…

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 15:32
Roskoveci

Roskoveci njihet qysh prej kohëve më të hershme si qendër e banuar. Ngujimet e zbuluara arkeologjike dhe sidomos kishtare, flasin për një popullim dhe zhvillim domethënës të paktën që prej shekullit 12-të pas Krishtit të kësaj treve.

“Pazari i Roskovecit” është toponimi më i hasur dhe më popullori në të gjithë zonat shqipfolëse, jo vetëm për hershmërinë e zhvillimit të këtij tregu mbarëkombëtar, por dhe për madhësinë e konsiderueshme të marrëveshjeve financiare dhe juridike të lidhura në këtë qytet në ditët e zhvillimit të “pazarit”. Jo më kot, ngrehinat më të vjetra të qytetit, një pjesë e të cilave mbijetojnë dhe sot, janë të njohura si ngrehina tregtare.

Zhvillimi i Roskovecit ka ecur natyrshëm për shkak te vendndodhjes se tij ne kryqëzim te udhëve të rëndësishme të kohës si : Vlore-Fier-Berat, me herët, pranë udhës “Egnatia”, degëzimi më i rëndësishëm i së cilës zbriste deri në Roskovec. Banorët e qytetit dhe të zonave përreth kanë ditur të shfrytëzojnë me zgjuarsi këtë vendndodhje jo vetëm për tregtinë e produkteve bujqësore-blegtorale, por edhe për tregtimin e orëve, argjendit dhe arit, saqë Roskoveci për një periudhë kohe të caktuar, ka qenë “bursa” formale e Shqipërisë për arin dhe argjendin dhe ka diktuar edhe çmimin e këtyre produkteve në tregun kombëtar.

Njerëzimi ka ditur të gjejë zgjidhjet më të arrira për të papriturat e shfaqura përpara tij. Dhe këtë e ka bërë duke eksploruar me udhëtime botën që e rrethonte, të cilën do ta vinte në shërbim të tij. Shërbimi më i madh veç udhëtimeve tregtare, njohës së vendeve dhe popujve kanë qënë risitë, dijet dhe informacioni që vinte në këto rrugë me njerëz që rrugëtonin papushim.

“Mbreti i Persisë, Dari ha peshk të freskët të kapur në Egje” thonë kronikat e kohës, duke surprizuar edhe civilizimet e sotme moderne për distanca të tilla mijera kilometra me të vërtetat antike. Bashkëudhëtari fisnik mijëravjeçar i njeriut kali, i cili bëri të mundur shtegtimet e mëdha kontinentale, kishte edhe ai nevojë për shërbimet njerëzore dhe natyrore që i gjente në vendet e ngritura enkas për udhëtarët që vijonin papushim. Tregtia u bë promotor i zhvillimit të tyre, gjë që bëri që këto udhëkryqe historike të populloheshin dhe të njihnin progres edhe kulturor.

Ky duhet të ketë qenë dhe shkaku i ngritjes së mundimshme të një qyteti të hershëm, që do të shërbente kurdoherë si frymëmarrje dhe arterje aty ku kohërat e emërtuan me një toponim ballkanas, Roskovec.

Si qendër stacionere ai daton në antikitet, por pas Mesjetës së Vonë Berati si kryeqendër mesjetare e kish humbur dominimin pasi ai i kaloi një qendre otomane, Vlorës. Me depërtimin venecian pas 1690, humbjen dhe rimarrjen e Vlorës, krerët otomanë krijuan me Beratin një rrugëtim të ndërsjellë që rikrijoi stacionet e ndërmjetme të shërbimit.

Nga Berati në rrugën e quajtur “Qafa e Sqepurit” drejt Fierit e Vlorës, Roskoveci rimori një hov të madh zhvillimi, pasi në periudhën 1760-’80 përmirsimi i rrugës si dhe ndërtim urash nga Pashallëku i Beratit me Ahmed Kurt Pashën solli një progres të ri tregtar.

Por Roskoveci duke pasur një fluks të jashtëzakonshëm karvanesh, nuk do të shërbente vetëm si stacion shërbimi meqë tregtia ishte çështja kryesore e këtyre prurjeve të ndërsjella papushim, por në këtë kohë lindi nevoja për rishikimin e dikurshëm të shkëmbimit të mallrave, shkak i lindjes historike të vetë qyteteve në udhëkryqe rrugësh komunikimi.

Marrëveshjet mes prodhuesve të mallrave bujqësorë, blegtoralë, si dhe ata zejtarë nga qytetet e afërta dhe të largëta, bënë që pikërisht në këtë vend të rikrijohej tregu i shkëmbimit me emrin “Pazari i Roskovecit”. Merret me mend se vetëm shkëmbimi i mallrave nga karvanët e ardhur nga të gjitha anët dhe në çdo kohë, do të shumfishonte shërbimet, si ato të kalimit të netëve, hanet, ashtu dhe ato zejtare metal dhe drupunuese.

Në qoftë se mes feudalëve dhe qyteteve në Mesjetë në Europë janë zhvilluar luftëra, feudalët shqiptarë që posedonin territore të mëdha bujqësorë ishin të interesuar për krijimin e tregjeve brenda tyre, ku progresi dhe zhvillimi tregtar të ish sa më pranë lëndës së parë, produktit që prodhonin. Kjo është dhe arsyeja që pas Pashallëqeve Shqiptare mori hov tregtia e brendshme dhe rrjeti tregtar, si domosdoshmëri jetike. Në Shqipërinë Jugore mes të tjerëve shquhet edhe Pazari i Roskovecit, thekson një një studim të viteve ’80 Zija Shkodra në librin “Qytetet Shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare”.

Në një tjetër studim tregohet se “Roskoveci pazarin e bënte ditën e enjte”, fakt që spjegohet me popullsinë e krishterë, mjaft aktive në zejtari e tregti. “Pas reformave me qëllim që ti jepej mundësia popullsisë së krishterë për tu marrë me shërbesa fetare, e diela, u zevendësua si ditë kudo një ditë tjetër, që ndryshonte sipas krahinave” (Zija Shkodra, Esnafët shqiptarë, 1973).

Për këtë Mitropoliti i Beratit, Alexoudes më 1868 jep të dhëna të rëndësishme të popullsisë ortodokse të Enorisë së Roskovecit, por dhe atyre të tjera përreth për ekzistencën e qindra familjeve të krishterësh. Duhet theksuar se veç produkteve agrare nga të dhënat historike kemi një zhvillim të madh të vreshtarisë, pasi kultivimi i saj dokumentohet qysh nga 1431 në regjistrat kadastralë osmanë të Sanxhakut të Vlorës Roskovec, Siqecë e Strumë.

Por periudha e Reformave Centralizuese Osmane me emrin Tanzimat kulmon më 1847 në një qëndresë, e cila kthehet në kryengritjen më të madhe të shekullit XIX kundër skllavërimit ndaj pushtetit të centralizuar otoman. Goditje të madhe morën feudalët opozitarë të Portës së Lartë, pasi do të dilnin nga skena historike qindravjeçare me ardhjen e administratës financiare ottomane, si dhe instruktorëve ushtarakë, por dhe popullsia e thjeshtë pasi do të bëhej i detyrueshëm shërbimin ushtarak perandorak në gadishullin arabik.

Kjo rëndonte së pari ekonomokisht, pasi të rinjtë ishin krahët e punës, nga ana sociale pasi poshtëroheshin shqiptarët me mosbesim, nga ana humane goditej zhvillimi demografik duke hequr pjesën më vitale me një pikëpyetje mbijetese pas 7 vjetëve shërbim në Jemen. Mallakastra u bë shkëndija e parë e përplasjes mes Rrapo Hekalit dhe prefektit renegat të Beratit Hysen pashë Vrioni, gjë që bëri kryengritjen të përhapej në në gjithë Jugun shqiptar. Kjo periudhë shënoi si bursat rëndom sot edhe rënien e aktivitetit tregtar, pasi katundet ndihmonin rreth 20 mijë kryengritës jugorë me ushqime.

Me shtypjen e kryengritjes dhe sekuestrimin e pasurive të klasës feudale opozitare të Stambollit, filloi një periudhë anarkie dhe produktet agrare morën drejtime të ndryshme, si ndëshkim zhvillimit vendas, por që e rimorën veten mbas shumë viteve. Këtë periudhë e vuajti edhe Pazari i Roskovecit, si udhëkryqi tregtar më i rëndësishëm, por falë këmbënguljes së tregut vendas dhe pastaj atij rajonal e më gjerë, situata u stabilizua me vështirësi. Çdo gjë pothuaj kishte tashmë pronarë dhe aktorë të rinj që ishin të detyruar për shkak të fitimit ti jepnin jetë tregut dhe energji të reja.

Tregu ishte ngritur në një vend përgjatë rrugës së Kurjanit me emrin “Frashër” pranë një pylli me pemë të tilla; “Afër drekës ishim në fshatin Roskovec, që i thonë edhe “Frashër”. Kishte shumë bujtës, pasi këtu bënin pushim udhëtarët që shkonin në Vlorë dhe Berat” shkruan gjuhëtari gjerman Gustav Vaigant që vizitoi Roskovecin më 1889. Ndërsa arkeologu austriak Kmilo Prashniker në librin e tij “Myzeqeja dhe Mallakastra” shkruan se “Tek hani i Roskovecit arrijmë numrin e miljeve të stacionit Stefanafana”

Zhvillimi erdhi në rritje ku tregtarët por dhe blerësit vinin aty nga i gjithë vendi. “Këtu tregtoheshin jo vetëm mallra të karakterit bujqësor e blegtoral, por edhe artizanalë dhe industrialë. E veçanta ishte se aty gjeje edhe prodhime prej ari, argjendi dhe gurësh të çmuar si dhe ushtronin aktivitetin e tyre edhe tregtarë dhe grosistë nga më të njohurit e kohës” (Thoma Goga, Roskoveci, qyteti stacion).

Të ardhurat e një zhvillimi të tillë të shumanshëm dhe rritja e pasurive nga tregtia dhe zejtaria krijon një anarki qysh herët për kalimin e këtij vendi të begatë, në një devijim zhvendosës në Luar, por konflikti që lindi vazhdoi mes krerëve të dy vendeve duke kushtuar jetë njerëzish, tregonte rëndësinë tashmë të Pazarit të Roskovecit.

Shekulli XX fillon me shtetin e ri shqiptar fillojnë më 1923 krijimin e “Tregut të Frashërit” në përbërje të rrethit Qendër, Berat status që do të vazhdonte deri më 1945, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore duke kaluar sipas organizimit në përbërje të rrethit të Fierit, duke prishur kështu lidhjet tradicionale dhe komunikimin me Beratin, këtë radhë si lokalitet. “Ky shndërrim dhe kalimi nga rrethi i Beratit në atë të Fierit veç të tjerash u bë për të shkatërruar edhe atë që ishte epiqendra e jetës ekonomike të krahinës, “Pazarit të madh të Roskovecit” shkruan sërish Thoma Goga…

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat