Satoshi Abe: Do të forcojnë lidhjet me bizneset e Kosovës - Bota Sot
Satoshi Abe: Do të forcojnë lidhjet me bizneset e Kosovës

Biznes

Satoshi Abe: Do të forcojnë lidhjet me bizneset e Kosovës

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 13:49
Pamje nga takimi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, së bashku me Mitsunori Ogasawara Shefi i Zyrës Japoneze në Kosovë dhe Satoshi Abe, drejtor gjeneral i kompanisë “Jetro” në Vjenë kanë viztuar kompaninë “Gjirafa”.

Kryetari i OEK-ut Berat Rukiqi tha se janë të interesuar të promovojnë shtetin e Kosovës përmes bizneseve. Rukiqi theksoi se është e rëndësishme të kemi përkushtim dhe të kemi lidhje të forta me institutet japoneze. Kam pasur rastin të shoh biznese në Japoni dhe ata kanë bërë një punë të mirë.  Kemi qenë më të fokusuar në vitin 2018 në bizneset japoneze, gjatë së cilës ka ndodhur edhe rihapja e ambasadës japoneze në Prishtinë. Sapo të kemi një agjendë ne do të punojmë me kompani të ndryshme që të jenë pjesë e promovimit të shtetit sepse jam i interesuar të kemi promovim nga bizneset dhe jo nga politika”

Rukiqi ka përmendur sa e rëndësishme është promovimi i vendit përmes biznesit. Ndër to ai përmendi Gjirafën, kompani të cilën e vlerësoi të rëndësishme për tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Gjirafa është modeli më i mirë i rritjes jo të lehtë të kompanive tona. E bazuar në një cilësi që është e rëndësishme edhe për tregjet ndërkombëtare. Është në vazhdën e përgatitjes së investimeve në Kosovë dhe i intensifikimit të kompanive.  Japonia është ndër vendet me të rëndësishme sot sa i përket ekonomisë. Është vendi ku aty që hyn lë gjurmë. Përmes këtyre shembujve e kemi një mundësi të mirë për promovimin e vendit dhe mundësive që ka ky vend”, tha ai.

Gjatë takimit u shfaq interesim i të dy palëve për të investuar në Kosovë. Satoshi Abe tha se do të forcojnë lidhjet me bizneset e Kosovës.
Abe tregoj qe mbulojmë tetë shtete dhe deri tani aktivitetet tona nuk kanë qenë të përfshira në Kosovë. Nuk e dimë çfarë mund të bëjmë këtu, por ne mendojmë se së pari të dërgojmë investitorë të lidhur me misione ekonomike. Ne duhet të forcojmë lidhjet tona me autoritetet e Kosovës dhe me bizneset”, tha Abe.

Satoshi Abe, drejtor i kompanisë Jetro në Vjenë, tha se do të promovojnë cilësinë e kompanive shqiptare dhe japoneze.
“Në këtë rast të 10-vjetorit të lidhjeve diplomatike me Kosovën, unë vizitoj Kosovën për herë të parë dhe mësoj se Kosova është një shtet i mirë. Do të promovojmë cilësinë mes kompanive si të Kosovës ashtu edhe ato japoneze”, u shpreh ai.

Drejtor i kompanisë Gjirafa, Mërgim Cahani, u shpreh i gatshëm për mundësitë e bashkëpunimit.
“Është kënaqësi te shohesh si Japonia është zhvilluar si shtet ndër vite. Si Gjirafë kemi mundësi te mësojmë prej kompanive të tjera.  Jemi të gatshëm gjithmonë të dijmë si janë mundësitë e bashkëpunimit për me ecë përpara”, ka thënë Cahani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat