​Probiotikët ruajnë shëndetin e mëlçisë

Këshilla mjekësore

​Probiotikët ruajnë shëndetin e mëlçisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:02
Foto Ilustrim

Mëlçia është një organ që kryen më shumë se 500 funksione për të na mbajtur gjallë.

Rëndësia e saj, megjithatë, nuk na ndalon që të abuzojmë vazhdimisht me të. Një nga mënyrat më të zakonshme për ta bërë këtë është alkooli i kombinuar me ushqime jo të shëndetshme dhe të yndyrshme, veçanërisht natën vonë. Studimi i ri, megjithatë, po kërkon një zgjidhje për të parandaluar një dëm të tillë.

Të inspiruar nga studimet që sugjerojnë se shëndeti i mirë i stomakut mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe trurit, shkencëtarët në Universitetin Amory vendosën të provojnë nëse një probiotik i zakonshëm (Lactobacillus rhamnosus GG ose LGG) mund të mbrojë mëlçinë nga dëmtimi.

Studimi u krye në minjtë laboratorikë, të cilët ose ushqeheshin me një dietë që përmbante probiotikë LGG ose ushqim të thjeshtë. Pas dy javësh, zbulimet e tyre treguan se minjtë që morën probiotikë për dy javë me dietën kishin më pak dëmtime të mëlçisë sesa ata që nuk e morën.

Studiuesit besojnë se probiotikët kanë pasur një efekt në rritjen e niveleve të proteinave Nrf2 në trupat e tyre. Kjo proteinë është e njohur për rregullimin e antioksiduesve që neutralizojnë radikalet e lira. Probiotiku LGG rrit përgjigjen antioksiduese ndaj mëlçisë, duke e mbrojtur nga efektet e oksiduesve të prodhuar nga ilaçe të tilla si paracetamoli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat