Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

Këshilla mjekësore

Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

Më: 11 maj 2024 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

E dije se të ecësh pasi ke ngrënë darkën mund të jetë çelësi i përmirësimit të shëndetit tënd të përgjithshëm? Një ecje e shkurtër pas vaktit të fundit të ditës, sipas studimeve sjell shumë të efekte pozitive në mirëqenien e përgjithshme të trupit dhe mendjes, 6 prej të cilave do i njihni të listuara më tej.

E ecura në mbrëmje përmirëson tretjen

Duke qenë se vakti i fundit i ditës është pak i vështirë për t’u tretur, e ecura mund të vijë në ndihmë, pasi i jep shtysë ushqimit të kalojë më shpejt në sistemin tretës.

Mund të djegësh kalori

Duke bërë një ecje të paqtë në mbrëmje djeg kalori, pasi e mban metabolizmin aktiv dhe truri e njeh si aktivitet fizik të lehtë, i cili në afatgjatë do të ndihmojë me eliminimin e dhjamit.

Ul nivelin e stresit

Vetëm duke ecur pak mbrëmjeve mund të ulësh nivelin e stresit, pasi ky aktivitet mund të jetë mundësia jote për pak qetësi dhe jep mundësinë të lidhesh me veten dhe botën rreth teje.

Mund të bëjë mirë për marrëdhënien tënde

Nëse ecjen e bën me partnerin dhe e kthen në zakon të marrëdhënies, studimet thonë se do kesh një raport më të mirë. Një bisedë e qetë dhe prania e personit të zemrës mund të forcojë lidhjen më shumë sesa e mendon.

Gjumë i mirë

Për një gjumë më të mirë në mbrëmje ecja do ndihmojë shumë. Ky aktivitet rregullon ritmin kardiak duke përgatitur trupin për një gjumë më të thellë dhe më të mirë.

Rregullon nivelin e glukozës në gjak

E ecura kontribon edhe në rregullimin e nivelit të glukozës në gjak, pasi ka rol në stabilizimin e saj duke përmirësuar sensitivitetin ndaj insulinës.

Është e rëndësishme që ecja e mbrëmjes të ndodhë brenda 60 minutash nga vakti i fundit, pasi glukoza arrin kulmin 72 minuta pasi ke ngrënë.

10 minuta ecje mjaftojnë, por nëse zgjat më shumë, edhe më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat