Komuna e Klinës kritikohet për shpenzime luksi në telefonë të mençur - Bota Sot
Komuna e Klinës kritikohet për shpenzime luksi në telefonë të mençur

Kosova

Komuna e Klinës kritikohet për shpenzime luksi në telefonë të mençur

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 08:42
Zenun Elezaj

Organizata Joqeveritare ´´Koha´´ shpreh shqetësim mbi shpenzimet e fundit që ka bërë Komuna e Klinës, ku me nënshkrimin e kontratës për ´´Furnizim me aparate – telefona të mençur për Ekzekutivin e Komunës´´, sipas kësaj organizate, pa ndonjë arsye reale, ka quar në varfërimin e buxhetit të Komunës së Klinës për 9,216.08 euro.

Kjo ka ardhur si pasojë e furnizimit të Ekzekutivit të Komunës së Klinës me telefon ´´të mençur´´, që në bazë të specifikave figuron të jenë Samsung S8, për të cilët Komuna e Klinës ka paguar 576 euro për copë.

OJQ KOHA gjatë këtij viti në kuadër të projektit ‘’Qytetari ndihmon Komunën’’ ka organizuar takime të ndryshme duke kontribuar për një diskutim të gjerë para hartimit të buxhetit komunal. Pjesëmarrës në takime ka qenë edhe kryetari i komunës Zenun Elezaj bashkë me drejtorë të drejtorive komunale të cilët flisnin për kufizimet buxhetore dhe pamundësinë që të merren në konsideratë shumë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve.

"Megjithatë, duke parë shpenzimet e fundit OJQ KOHA vlerëson të paktën disa nga kërkesat e qytetarëve të dala nga këto takime, ndër tjerash, nxitja e aktiviteteve rekreative apo  krijimi i hapësirave publike si: parqeve, këndeve të lojërave apo trotuareve, me një shpenzim të drejtë të parasë publike apo 9,216.08 euro do të mund të gjenin realizim", thuhet në njoftimin për media, përcjell KosovaPress.

OJQ KOHA, konsideron që blerja e këtyre telefonave vetëm shton luksin e të emëruarve politik dhe assesi nuk kontribuon në rritjen e transparencës, efikasitetit apo komunikimit me publikun. Madje numri prej 16 telefonave tejkalon edhe numrin e anëtarëve në ekzekutiv, marrë parasysh  nëse numërojmë kryetarin, nënkryetarin dhe 10 drejtoritë.

OJQ KOHA kërkon nga Komuna e Klinës të sqaroj qëllimin e kësaj blerje, derisa fton ekzekutivin për shpenzim të arsyeshëm të buxhetit të Komunës së Klinës, i cili edhe ashtu nuk plotëson as nevojat minimale për t´i dalë në ballë nevojave të shumta me të cilat përballet qytetari dhe territori i Komunës së Klinës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...