Kuvendi i Vitisë votoi një Rregullore të “mjegulluar” mbi tatimin në pronën e paluejëtshme për vitin 2019

Kosova

Kuvendi i Vitisë votoi një Rregullore të “mjegulluar” mbi tatimin në pronën e paluejëtshme për vitin 2019

Nga: Aziz Zuka Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:45
Pamje nga seanca e KK të Vitisë

Është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, e thirrur me të vetmen pikë të rendit të ditës, për shqyrtimin e rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme të qytetarëve për vitin 2019.

Një arsyetim për këtë rregullore e paraqitën  e paraqitën  para kshilltarve komunal, Përgjegjësi I sektorit të tatimit në pronë Mifail Azizi dhe drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, ka dhënë hollësi rreth këtij propozim rregulloreje, ndërkohë që në diskutimet e tyre të thuash të gjithë folësit si nga pozita ashtu edhe opozita, këshilltarët komunal kanë dhënë propozime dhe vërejtjet e tyre, rreth taksës si dhe mynyrës së normimit të tarifave  por edhe klasifikimit të pronave në bazë të zonave kadastrale.

Me që rast u tha se kjo Rrregullore e cila për herë të parë do të gjenë zbatim në këtë komunë kur është fjala për Pronën e palujtëshme është mjaftë e mjegulluar dhe si e tillë është mjaftë konfuze dhe jo konkrete për cka ata i bën vrejtje veqmas deputetëve të Parlamentit të Kosovës të cilët kanë votuar këtë rregullore  pasi që kjo rregullore nuk mbron të drejtat e qytetarve pronarve të pronave të paluejtshme, por e kundërta është një rregullore që edhe më shumë ngarkon me tarifa dhe taksa qytetarët e duhet të jetë e kundërta.

Me gjithë vërejtjet që u paraqitën, kjo rregullore u aprovua me shumicën e votave të këshilltarëve,duke shpresuar se do të këtë ndryshime në të ardhmën pasi që kjo rregullore siq është tani nuk i jep mundësi kuvendeve komunale, që të ndërhynë në të dhe që ajo të përshtatet kushteve dhe rrethanave të qytetarëve nëpër komuna në aspektin e përcaktimit të tarifave, kur është fjala te ngarkesa e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat