Festimi i ndërrimit të motmoteve ka shkaktuar dëme të zjarreve nëpër Kosovë.
Vetëm në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës janë raportuar djegia e tre stallave të bagëtive dhe një baneseje të pabanuar.
Në fshatin Lebushë të Deçanit, mbrëmë rreth orës 21 e 45, një burrë ka raportuarse në rrethana të pa njohur është përfshirë në zjarr stalla e bagëtive. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Për momentin nuk dihet vlera e dëmit.
Ndërkaq, në fshatin Brolic të Pejës rreth orës 00 e 10 të datës 1 janar, një burrë ka raportuar se nipat e tij duke ndezur fishkë zjarre aksidentalisht i kanë vënë zjarri stallës së tij. Njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.
Sipas ankuesit vlera është rreth 4000 euro.
Rasti i tretë ishte në fshatin Radoste në Rahovec rreth orës 00 e 20.
Një burrë ka raportuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë stalla e tij. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 3500 euro