MI: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme - Bota Sot
MI: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Kosova

MI: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Më: 3 janar 2019 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë.

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme përveç pjesëve malore që ka vështirësi në komunikacion.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në nivel të vendit është e mirë dhe janë të kalueshme.

“Me raportin e marr në ora 8:00 nga menaxherët e shtatë rajoneve të Kosovës, gjendja e rrugëve është e mirë, kujdestaria në mbrëmje ka hedhur kripë në rrugët që janë kompetencë e ministrisë dhe në mëngjes në ora 05:00 ka filluar intervenimi me pastrim të rrugëve të rrugëve dhe hedhjes së kripës në tërë vendim. Të gjitha rrugën në Kosovë janë të kalueshme”, tha Kadriu.

Ai tregoi se në rrugët malore ka vështirësi në qarkullim.

“Në pjesët malore ka vështirësi , por jo me ndërprerje të komunikacionit”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...