Në vitin 2018, në Klinikën Gjinekologjike në QKUK kanë lindur 9963 foshnja

Kosova

Në vitin 2018, në Klinikën Gjinekologjike në QKUK kanë lindur 9963 foshnja

Më: 3 janar 2019 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Në vitin që lamë pas në Klinikën Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë lindur 9963 foshnja.

Kështu ka bërë të ditur kryeinfermierja e kësaj klinike, Sabrije Ramabaja.

Sipas saj, në vitin 2018 janë kryer 3120 lindje me prerje cezariane, ndërsa operacione janë kryer gjithsej 5746.

“Në klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur 9963 foshnja. Me prerje cezariane 3120, ndërsa me operacione 5746”, ka thënë Ramabaja.

Ndërkaq, siç është raportuar foshnja e parë e lindur në vitin 2019 në Kosovë është vajzë që ka lindur në orën 00:37, me peshë prej 4050 gram, ndërsa foshnja e dytë është një djalë, i lindur në orën 01:58, me peshë prej 3740 gram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat