Statistika shqetësuese të dhunës në familje në Kosovë

Kosova

Statistika shqetësuese të dhunës në familje në Kosovë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Dhuna në familjet kosovare në vitin që e lamë pas kishte pësuar rritje, nëse e krahasojmë me statistikat e viteve të mëparshme. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2018 ka pasur më shumë raste të raportimit të dhunës.

Sipas statistikave të policisë së Kosovës në vitin 2017’të kishte 1269 raste të dhunës në familje.

 “Në vitin 2017, numri i rasteve të dhunës në familje të raportuar në polici është 1269. Viktima (vajza, gra) si pasojë e dhunës në familje për vitin 2017 janë 958, viktima meshkuj si pasojë e dhunës në familje për vitin 2017 janë 261”, thuhet në statistikat e policisë. 

Ndërkaq, vitin që e lamë pas, numri i rasteve të raportuara ka pësuar rritje.

“Numri i rasteve të dhunës në familje të raportuar në polici gjatë vitit 2018 është 1496. Viktima (vajza, gra) si pasojë e dhunës në familje për vitin 2018 janë 1016, viktima meshkuj si pasojë e dhunës në familje për vitin 2018 janë 265.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat