Oda e Avokatëve: Bojkoti vazhdon

Kosova

Oda e Avokatëve: Bojkoti vazhdon

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:37
Oda e Avokatëve

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka vendosur që të mbajë në fuqi urdhëresat dhe rekomandimin, me çka oda thotë se janë të detyruar që bojkoti i përgjithshëm të vazhdojë.

Sipas OAK, ky bojkot do të zgjasë deri në tërheqjen e urdhëresave dhe rekomandimit nga ana e KGJK-së.

“Më qëllim të parandalimit të pasojave për qytetarët dhe imazhin e institucioneve të drejtësisë, Oda e Avokatëve të Kosovës fton KGJK-në që me urgjencë t’i shfuqizojë urdhëresat dhe rekomandimin”, thuhet në reagimin e Odës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat