Qentë endacakë, rrezik për malishevasit - Bota Sot
Qentë endacakë, rrezik për malishevasit

Kosova

Qentë endacakë, rrezik për malishevasit

Nga: N.H Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shumë komuna të Kosovës ende nuk e kanë zgjidhur problemin e qenve endacakë. Me ketë problem, po ballafaqohen edhe disa fshatra të Malishevës.

Në mungesë të hapësirës adekuate për ta, qentë bredhin gjatë gjithë kohës edhe rrugëve në fshatin Astrazup.

Arlind Morina, asamblist në Kuvendin Komunal në Malishevë, përmes një postimi në Facebook thotë se mëngjesin e sotëm është përballur me disa nga qentë endacakë, për të cilët thotë se janë shumë të rrezikshëm për banorët e Astrazupit.

Tutje, ai bën thirrje për Komunën e Malishevës që të ndërmarrin masa të shpejta lidhur me ketë çështje.

Ja postimi i tij:

Sot në mëngës ishte kjo pamja që hasa, duke munduar që të siguroj vetën që mos të rrëshqas nga akulli, por këtu hasa edhe tek këta qenë endacakë që janë një dukuri shumë e rrezikshme për banorët e Astrazupit dhe të Komunës së Malishevës.

Bëjë apel tek Komuna që të ndërmarrin masa nga se fëmijët tanë janë të rrezikuar nga prezenca e këtyre ,ky duhet të jetë një shqetësim i madhe sepse kemi me mija raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...