Mësuesit hyjnë në ditën e dytë të grevës

Kosova

Mësuesit hyjnë në ditën e dytë të grevës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

SBASHK ka hyrë në ditën e dytë të grevës. E për këtë Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës e Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se greva në arsim do të vazhdojë.

Jasharaj ka thënë se ai, si përfaqësues i sindikalistëve, është kategorik për vazhdimin e grevës.

“Shteti për dy ditë mund t’i plotësoj kërkesat tona. Kur ka mundësi të gjejë para andej e këndej, le t’i gjejë disa para edhe për ne. Le të kenë arsimtarët dhe të tjerët vendin meritor në projektligjin e pagave, ne fillojmë me mësim”, tha Jasharaj.

I pari i SBASHK-ut ka thënë se arsimtarët nuk pranojnë kërcënime, sepse nuk janë frikuar as nga Serbia.

Jasharaj ka thënë se greva do të vazhdojë derisa të realizohen kërkesat e arsimtarëve.
“Greva vazhdon derisa të realizohet kërkesa jonë”, ka thënë Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat