Abdullahu: Nëse thotë Amerika ne duhet ta heqim taksën, çdo vonesë është e dëmshme

Kosova

Abdullahu: Nëse thotë Amerika ne duhet ta heqim taksën, çdo vonesë është e dëmshme

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:59
Faton Abdullahu

Këshilltari i kryetarit të LDK-së dhe ish-kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka thënë që taksa prej 100% ndaj mallrave të Serbisë duhet të largohet, sidomos pas paralajmërimit të bërë nga Amerika.

“Taksa është vendosur dhe sa kam mundur ta vërej ka pasur përkrahje pasi u tregua që ne jemi shtet dhe veprojmë si të tillë. Gjithashtu u tregua se kemi një kryeministër që kur thotë diçka vazhdon ta përkrahë atë që e ka thënë”.

Abdullahu në Info Magazine ka thënë që Serbia meriton edhe dënime të tjera më të mëdha përpos taksës.

“Serbia meriton jo vetëm kaq, por edhe ndëshkime të tjera. Por, tani kur kemi një qasje shumë të drejtpërdrejtë nga SHBA-të, mund të vijmë në përfundim se kur është vendosur për këtë taksë duket se nuk ka pasur koordinimim me aletatët tanë dhe kjo gjë ka qenë gabim nga fillimi”.

“Çdo vonesë për të mos e larguar taksën është e dëmshme për Kosovën pasi kemi të bëjmë me një qasje të drejtpërdrejtë që vjen nga SHBA – taksa duhet hequr”, ka thënë Abdullahu.

“Kemi të bëjmë me SHBA-të dhe nëse thonë ata që të hiqet taksa ne duhet të besojmë dhe nuk duhet të vëmë në dyshim këtë gjë. Përderisa kanë thënë kështu strikt që të hiqet taksa, ne e kemi obligim pasi SHBA po tregon që do të involvohet edhe më shumë në çështjen e dialogut”.

“Do të ishte mirë që edhe ne si institucion të kërkojmë edhe nga Bruskeli edhe nga SHBA nëse ata mund që t’i bëjmë presion Serbisë që edhe ajo të heq dorë nga shumë gjëra që i bën kundër shtetndërtimit në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat